Historia e KOHA Group
KOHA Group është një kompani e themeluar në vitin 2012, me fokus në distribuimin dhe zhvillimin e produkteve higjienike dhe joushqimore në tregun e Kosovës. Që nga fillimi, kompania është pozicionuar si një partner serioz për tregun modern dhe tradicional.
Ne bashkëpunojmë me Key Account-et kryesore si dhe me rrjetin e gjerë të shitjes tradicionale në të gjithë territorin e Kosovës.
Portofoli i Brendeve Ndërkombëtare
Me kalimin e viteve, KOHA Group ka ndërtuar një portofol të fuqishëm brendesh ndërkombëtare në sektorin e kujdesit personal, kozmetikës dhe produkteve higjienike.
Investimi në Prodhim Vendor
Paralelisht me distribuimin, kompania ka investuar në prodhim vendor duke themeluar fabrikën për prodhimin e letrës higjienike dhe letrës së kuzhinës.
Në këtë fabrikë prodhohet brendi Spoppy, duke rritur pavarësinë prodhuese dhe duke forcuar prezencën e kompanisë në tregun vendor dhe rajonal.
Vizioni dhe Objektivat
KOHA Group synon të mbetet kompani lider në distribuim dhe prodhim duke u bazuar në këto pika kyçe:
- Rritja e cilësisë dhe standardeve të produkteve
- Zgjerimi i portofolit të brendeve
- Zhvillimi i mëtutjeshëm i prodhimit vendor
- Forcimi i partneriteteve strategjike
